MENU
klinika

Muzika e Lehtë

Festivali i 57-të i këngës në RTSH nis rrugëtimin e saj

01.11.2018 - 10:28

Si çdo vit do të rinis në ambientet e Radio Televizionit Shqipar Festivali i Këngës në RTSH. Ky është festivali më i rëndësishëm në rang vendi dhe më i ndjekuri tek publiku.

Ai ka në traditë të gjatë prej 57 festivalesh ku kanë marrë pjesë të gjithë këngetarët e njohur dhe tashmë është dhe mundësia për të shkuar në festivalin Europian Eurosong.

Më këtë edicion si në çdo edicion tjetër do të marrin pjesë 22 këngë që do të këndohen për publikun në tre netë.

Në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, u prezantua përmes një konference për shtyp edhe organizimi i këtij festivali dhe detajet që lidhen me zhvillimin e tij.

Stafi realizues i këtij edicioni përbëhet nga:Drejtor i Festivalit, Martin Leka, Drejtor Artistik Inva Mula, Producent Muzikor Sokol Marsi, Skenarist Pandi Laço dhe Regjisor Bledar Laço!

Martin Leka u tregua entuziast për ardhjen e një personaliteti të rangut botëror në fushën e muzikës siç është Inva Mulës që mund të sjellë pozitivitet edhe në organizimin artistik të këtij edicioni.

Nga ana tjetër Inva Mula prezantoi platformën e këtij edicioni për të afruar më shumë risi dhe rininë në rrugëtimin e saj artistik.

 “Objektiv për mendimin tim është që ta rikthejmë freskinë, entuziazmin e Festivalit të Këngës në Radio Televizion drejt një publiku, i cili ndoshta për arsye të shumta është shkëputur, ne duam që ai ta kthejë vështrimin dhe të ketë dëshirën si diku ta ndjekë Festivalin dhe ndoshta të  mërmërisi këngët më të bukura të tij. Për këtë arsye në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të krijohet një grup me nxënësit më të mirë të 15 shkollave të mesme të Tiranës, të cilët do të ndjekin nga afër dhe do jenë një juri ektra, që do të vlerësojë këngën më të mirë” u shpreh Ilva Mula në konfernecë.

Juria profesioniste do të jetë ajo që do të votojë Këngën fituese, që do të çojë Shqipërinë në Festivalin Eurosong.

Kurse për mënyrën se si do të performohet nga të këngëtarët, këngët do jenë ‘’live’’ me spektaklizimin si një paralelizim i Festivalin Europian Eurosong dhe si një përshtatje për Euruosong-un.

Nata e tretë do të jetë nata finalist. Pritet që mënyrë ndryshe performuese të sjell dhe një ndryshim në perceptimin që do të ketë edhe publiku për festivalin.

Gjithashtu do të ketë dhe një begraund të artistëve përmes historive të krijuara prej tyre nga jeta profesionale e private si hyrje për të prezantuar kantautorët.