MENU
klinika

Procesi i Berlinit

Ç’pritet të sjellë takimi i fundit i Merkel për Ballkanin?

04.07.2021 - 13:08

Ditën e hënë kancelarja gjermane, Angela Merkel do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Konferenca e parë u mbajt në 2014 dhe u cilësua si ndër nismat më të rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme.

Një proces që lindi për shkak të shumë bllokadave dhe rezervave ndaj zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit, ndaj duheshin mbajtur në rrugën europiane pavarësisht rezistencës së disa vendeve anëtare.

Që prej 2014, çdo vit janë mbajtur konferenca të të njëjtit format, me përfaqësues të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Europian dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare.

Pas 7 vitesh mund të thuhet se nuk ka shumë përparime, kështu që as kjo konferencë nuk pritet të sjellë ndonjë rezultat të prekshëm, veçse të riprodhojë vetveten dhe të deklarohet sërish mbështetja për rrugën europiane të 7 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarë të lartë të CDU/CSU kanë deklaruar se “Formati, në të cilin do të vijojë trashëgimia e kancelares pas largimit të saj nga detyra, vjeshtën e këtij viti, do të njoftohet përfundimisht pas takimit të Merkel me homologët e saj, por mesazhi që do të dalë nga ky takim është i qartë: “Ai do të ritheksojë perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të konfirmojë vijimësinë e Procesit të Berlinit”.

Ekspertët thonë se në Ballkan ky proces nuk ka ndonjë imazh të mirë, madje shumë e cilësojnë thjesht një mundësi që liderët e rajonit të takohen me udhëheqës të Bashkimit Europian. Ndërsa në jetën e përditshme të qytetarëve rezultati i prekshëm ka qenë heqja e tarifave ‘roaming’ prej datës 1 korrik.

Për organizatorët, ky proces ka sjellë më shumë. Ata vlerësojnë se “infrastruktura e transportit dhe energjisë është zgjeruar në shtatë vitet e fundit dhe është lidhur me korridoret e BE-së. Ndërsa krijimi i Zyrës Rajonale të Rinisë, që ka bashkuar të rinjtë e rajonit, është një zhvillim i orientuar drejt së ardhmes”.

Ndërkaq, nuk ka rezultate për sa i përket tregut të përbashkët rajonal, që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Një vit më parë konferenca për këtë proces u mbajt në Sofje, dhe kancelarja Merkel bëri thirrje për pajtim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjë që nuk ndodhi. Në takimin e së hënës mesazhi pritet të jetë i njëjtë: Pajtohuni, kësaj here shkon për Kosovën dhe Serbinë.

 

REMOTE_ADDR:[]

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dekarata e deputetes gjermane në PE

“Kosovarëve duhet t’iu hiqen vizat”