MENU
klinika

Rama publikon shifrat e përfituesve

Skema e mbështetjes me naftë për fermerët

05.07.2021 - 08:27

Fermerët e pajisur me NIPT kanë pasur mundësinë që përmes aplikimit në e-Albania të përfitojnë naftën të çliruar nga taksat.

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët, duke publikuar disa nga përfitimet që ata kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

“Ulje të kostos së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve/eksporteve bujqësore. Formalizim i aktivitetit bujqësor. Fondi në dispozicion 10 mln $. Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal. 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT”, thuhet mes të tjera në videon e Ramës, ku bëhen me dije dhe përfituesit sipas qarqeve.

Në total në të gjithë vendin janë 20651 aplikime, ndërsa 30% më shumë fermerë janë të pajisur me NIPT.

“Mirëmëngjes dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos ku bëhen me dije informacione të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sfond të Mini-Shengenit

Qumështi serb “përmbyt” Shqipërinë

Rama: Fermerët të mos mbjellin ç’tu thotë mendja, por...

“Jemi të parët në Rajon për ndihmën e dhënë në bujqësi”