MENU
klinika

Mjeku infeksionist tregon cilat janë simptomat

A është e rrezikuar Shqipëria nga ‘Delta’?

06.07.2021 - 10:06

Situata epidemiologjike e shkaktuar nga koronavirusi, aktualisht është e stabilizuar, ku rastet e shtrimeve në spital nuk janë më të shifrave të larta, dhe prej disa ditësh nuk janë raportuar viktima.

Por prej disa kohësh, qarkullon lajmi për një variant tjetër të Covid-19, atë të variantit Delta dhe po ngatërrohet me gripin e verës ku simptomat janë pothuajse të njëjta.

Mjeku infeksionit Gent Stroni tregoi simptomat që mund të sinjalizojnë se jemi të infektuar nga varianti Delta.

“Kur është folur për Alfën dhe Betën ne e nisnim me humbje shije, nuhatje e me radhë. Aktualisht ne nuk i kemi këto tek Delta, por ne kemi një dhimbje koke, kemi raninozë ose hundë pra rufë. Kemi dhimbje fyti dhe më mbrapa mbivendoset dhe kolla. Këto në fakt janë shenja që janë pothuajse në të gjitha virozat, qofshin këto edhe virozat e stinës, megjithatë këtu duhet bërë dhe diferencimi.

Nëse ne shikojmë që përhapja e kësaj viroze është e shpejtë në shumë persona në të njëjtën kohë, atëhere detyrimisht duhet të ndalojmë për të parë dhe për të bërë dedektimin, analizimin dhe më mbrapa edhe gjetjen e variantit”, është shprehur Gent Stroni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Situata e COVID e qëndrueshme”

Brataj: Parashikohet një valë e re në muajin shtator


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet