MENU
klinika

Vdekja e gruas lehonë

Spitali i Durrësit dhe Policia versione të ndryshme

08.07.2021 - 10:01

Mbetet mister shkaku i vdekjes së Lehonës, e cila ndërroi jetë disa ditë pas lindjes së fëmijës së dytë.

Familjarët tentuan ta transportonin në spital, por kur mbërriti në duart e bluzave të bardha, 29-vjeçarja nga Shkallnuri i Durrësit ishte pa shenja jete. Ardita Muça ishte shtruar në maternitetin e qytetit dhe në datën 30 qershor bëri lindje cezariane duke sjellë në jetë fëmijën e dytë. Pas tri ditësh, Lehona doli nga materniteti dhe u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë komplikacion.

Por dy ditë më pas, më 5 korrik, ajo papritur u shemb në tokë në prezencë edhe të familjarëve. Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së gruas, por familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Durrësit, duke akuzuar bluzët e bardha për neglizhencë. Sipas tyre, mjekja nuk i ka bërë hollim gjaku dhe kjo është arsyeja që nuk mbijetoi. Tashmë palët do të presin përgjigjen e ekspertizës mjekoligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

KOMPLIKACIONI

Familjarët e Lehonës 29- vjeçare i thanë uniformave blu se autoambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura për një rast të tillë. Sipas tyre, ekipi mjekësor kërkoi ndihmë nga një mjek i specializuar. Familjarët pretendojnë se oksigjeni i bombolës në autoambulance mbaroi gjatë rrugës për në spital. Është ende e paqartë nëse ajo ndërroi jetë gjatë transportit apo në ambientet e spitalit. Familjarët pretendojnë se mjekët e spitalit u thanë se kishte rrahje zemre në momentin e mbërritjes, ndërsa Policia në njoftimin e saj për mediat ka deklaruar se ajo shkoi pa shenja jete në spital.

“Vajza lindi me operacion çezarian në datë 30 qershor në Spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë, u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi, ndërsa vajza në urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thanë se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”, tregojnë të afërmit.

AKUZA E FAMILJARËVE

Familjarët e 29-vjecares akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ka qenë tezja e së ndjerës, e cila ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës, pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut. “Kemi bërë denoncim në Polici dhe akuzojmë mjeken Migena Prifti, e cila është doktoresha gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit.

Duam drejtësi. Ka vdekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollim gjaku. A vdes një gocë 29- vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë, po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk kthehet më, ndaj duam të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”, ka thënë Vera, tezja e së ndjerës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin