MENU
klinika

"Kush është biri i adoptuar i Zogut?"

Legjenda e djaloshit që pikturonte si mjeshtër i madh

08.07.2021 - 14:11

        “Radiocorriere” ka botuar, me 27 tetor 1979, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

“I adoptuar nga mbreti i Shqipërisë, Ibrahim Kodra është një artist me një jetë legjendare. Poeti Eluard e quajti atë “primitivi i një civilizimi të ri”. Jetën dhe punën e tij, e tregon vetë, në “Të parë nga afër – Visti da vicino”

Ai është një “legjendë”.

Ishte tetë ose nëntë vjeç, kur një mjeshtër i zellshëm i oborrit të mbretit i foli sovranit, për një djalë që pikturonte si një piktor i madh.

Mbreti dhe mbretëresha e birësuan (adoptuan). Nuk është një fabul, as historia e një piktori të Rilindjes. Por, legjenda e Kodrës. I lindur më 1918 në Tiranë, në Shqipëri, në kohën e Mbretit Zog, ai u adoptua nga ky i fundit, me premtimin e mbretëreshës për ta dërguar për të studiuar në Itali. Dhe kështu ndodhi. Në fillim të të njëzetave, me një bursë, i riu arrin në Itali, në Milano dhe hyn në Brera, në shkollën e Carra-s, Carpi-t, Funi-t, Morlotti-t, Dova-s, Peverelli-t. Pastaj lufta. Hyn në Rezistencë. Dhe nuk largohet më, nga Italia. Bëhet qytetar italian dhe nënshtetësia e tij firmoset nga i njëjti president, Saragati, që e uroi atë, në “Quirinale”. Por edhe fitorja milaneze midis viteve 1940 dhe 1950, ka gjithashtu aromën e legjendës.

Shkurtimisht, piktori nuk ndan, ashtu si në të kaluarën, ekzuberancën e jetës nga gjeniu artistik dhe bëhet një lloj heroi i romanit. Dhe është vetë ai që rrëfen tërë jetën e tij fantastike në takimin e tij me publikun në “Të parë nga afër – Visti da vicino” (e premte, ora 6:00 pasdite, “Rete 2”).

Natyrisht, personaliteti i pagabueshëm i artistit të madh, nuk është i ndarë nga stili i tij konfuz.

Është e gjitha në një.

Rezultati është një vepër artistike gati si magjistare, drita, ngjyra, idhuj, aludime lirike për Orientin e tij Ballkanik, përzier në një stil të pagabueshëm.

“Kodra është primitivi e një civilizimi të ri”, tha poeti Paul Eluard. Në përpjekje për të shpjeguar këtë alkimi misterioze artistike të këtij “primitivi” në transmetim është Carlo Munari. “Legjenda” e Ibrahim Kodrës është kështu një takim tjetër me artin bashkohor dhe mbi të gjitha me artistin, në ciklin e gjatë të Renzo Bertonit: një cikël që ka sjellë dhe sjell në shtëpi “gjigantët” e artit në dimensionin e tyre të përditshëm, në momentet e punës dhe të çlodhjes: në një rrëfim që secili i bën vetes dhe artit të tij, për publikun e gjerë.”/darsiani.com

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasador i paqes në ShBA: Kodra

“Shqipëria nji vend i bukur sa s’ka ma”


80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!