MENU
klinika

Autobusë me grekë në varrim

Familjarët e Kacifas: Duam varrim të qetë, na vranë sepse jemi grekë

01.11.2018 - 15:51

Mediat greke kanë zbarkuar sërish tek familja e Konstandin Kacifas për të marrë të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit nga policia shqiptare.

Edhe pse uniformat blu kanë raportuar se janë qëlluar nga viktima dhe më pas janë detyruar që të hapnin zjarr duke e lënë të vdekur në vend Kacifën, familjarët shprehen për televizionin grek ‘Skai’ se Konstandini është povokuar nga policia shqiptare.

Motra e viktimës, Ermioni Kacifa, tha se policia i ka tallur dhe i ka kërcënuar brenda në banesë. Sipas saj, është e patolerueshme që të veprohen në një shtepi të minoritetit grek në këtë mënyrë.

Erdhën këtu komandot, të trembin nënën time, ti sjellnin fëmijën e saj të vdekur dhe duke ngrënë para saj çdo gjë që gjenin. Madje duke e ironizuar, duke i thënë që ‘çfarë është këtu zonjë, Greqi?’ Më pas i vendosën armën në kokë, edhe babait tim, i vendosën armën në kokë.

E patolerueshme! Vepër kriminale!’-tha ajo për median greke.

Televizioni kombëtar Skai, tha se në një intervistë ekskluzive, motra e Konstandin Kacifas, Ermioni Kacifa, ka denoncuar sesi policia shqiptare ka kërcënuar familjen e saj, pas orë pas vdekjes së vëllait.

Nuk munden të futën në shtëpitë e grekëve dhe të sillen me këtë mënyrë, kriminale, të patolerushme dhe raciste. Kjo çështje duhet të shkojë në Hagë’-shtoi Ermioni.

Më tej, televizioni greke shprehet se motra e viktimës tha se policia shqiptare e kishtë vënën në rreth vëllain e saj pasi vetë policia e ka provokuar mëngjesin e 28 tetorit.

Në video, duket si i trembur dhe kërkon që të fshihet, nuk shikojmë ndonjë gjë që tregon se ai i ka gjuajtur mbi policinë’-pohoi motra e Kacifas.

Trupi i pajetë është dërguar në Tiranë, ku pritet që të dalë ekspertiza mjeksore. Vetëm 5 minuta kanë lënë në dispozicion të mjekur greke që të kqyrte trupin e Konstandin Kacifas.’-pohon Skai.

Plumbat ishin pranë zemrës. Kishte dy plumba. Normalisht, gjatë kohës kur është qëlluar ka qënë në këmbë dhe i ka parë në sy ekzekutuesit e tij’-pohoi mjeku grek.

Të afërmit dhe shokët, presin se kur do të bëhet varrimi. Janë të shumtë ata që duan të udhëtojnë deri në Shqipëri që ta përcjellin trupin e Kacifas.

Besojmë se varrimi do të jetë një ngjarje paqësore dhe ne nuk duam të krijojmë acarime.’- u shpreh për median greke kunati i viktimës.

Këshilli Bashkiak të Bularat ka kërkuar që të gjithë nga minoritet grek të jenë të pranishëm në varrimin e Kacifasit. Madje ka caktuar edhe autobusë për udhëtimin e tyre.

Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”