11.07.2021 - 12:38
Rreth 100 efektivë të mbërritur nga Tirana, mes të cilëve edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kanë ushtruar këtë të diel kontrolle në paraburgimin e Vlorës.
Nuk dihet ende arsyeja e kontrolleve të ndërmarra nga efektivët e policisë. Megjithatë mësohet se kontrollet janë përqendruar në dhomat të paraburgosurve ku është kërkuar për sende të paligjshme.
Ndërkaq bëhet me dije se kontrollet kanë zgjatur për afro një orë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Gjëmon historia
“I kam shti vetë në dhè, tetë vetë”- dëshmia e gjallë
Fitojnë të drejtën e punësimit