MENU
klinika

Në mbështetje të Anglisë

Rita Ora përgatitet për finalen e madhe

11.07.2021 - 15:31

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e madhe mes Anglisë dhe Italisë në “Euro 2020”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka nisur që tani tifozerinë dhe ka shprehur mbështetjen për skuadrën e saj të zemrës.

Artistja ka publikuar një foto me flamurin e Anglisë në fytyrë, krahas së cilës ka shkruar:

“Po afrohet” dhe një zemër të kuqe.

Finalja e madhe do të mbahet në orën 21:00 dhe po pritet me shumë emocione nga tifozeria.

Përsa i përket jetës së saj personale, prej muajsh Rita po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Rita dhe Taika nuk kanë folur ndonjëherë për raportin e tyre dhe si ka nisur gjithçka. Megjithatë pas shumë e shumë thashethemesh ata kanë konfirmuar marrëdhënien duke u shfaqur për herë të parë zyrtarisht si çift.
Me rastin e Pavarësisë së Amerikës, ata janë shfaqur bashkë në eventin e organizuar për Prospero Tequila. Dyshja janë fotografuar përkrah njëri-tjetrit, teksa në foto shfaqen shumë të lumtur. Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë në një event publik dhe me dëshirën e tyre, ndaj të gjithë e kanë marrë si një konfirmim të lidhjes.