18.07.2021 - 20:46
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla, po mundohet t’i tregoj Jose Mourinhos se e meriton një vend titullari te Roma. Në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Ternana-s, Mourinho e la përsëri në formacionin e dytë mbrojtësin shqiptar.
Por ky i fundit iu përgjigj me një paraqitje mjaft të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, kur u aktivizua në radhët e verdhekuqve. Një gjuajtje me kokë e tij në minutën e 53-të ishte ajo që solli golin e dytë të Romës në fitoren 2-0.
Kjo tregoi se ai mund të jetë një armë më shumë për Mourinhon jo vetëm me lojën e tij në fazën mbrojtëse, por edhe me aftësitë që ka në lojën në ajër në zonën kundërshtare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sulmuesi kuqezi
Broja rinovon me Chelsea: Jam i entuziazmuar!
Mbrojtësi shqiptar