Ka bërë thjesht një ritual, e kërkuar nga pjesëtarët më të vjetër të Lazios, duke kënduar një këngë (Bella Ciao), por tifozët bardhekaltër janë mërzitur nga kjo.
Edhe një këngë, e njohur botërisht si himn i luftës për liri, mund të bëhet objekt polemikash. Por kjo duket se provokoi zemërimin e ultrasve të djathtë të Lazios (fashistë).
Ata kërkuan shpjegime fillimisht duke u paraqitur në lokalin ku ndodhej ekipi dhe pastaj në hotelin ku qëndron në këtë grumbullim në Auronzo di Cadore.
Pas ndërmjetësimeve të nevojshme, edhe të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, çështja u mbyll. Videoja e Hysajt duke kënduar Bella Ciao u zhdukën nga rrjetet sociale nga vetë lojtari sikur të kishte bërë një krim.