Bizneset e lokaleve në Vlorë i qëndrojnë kërkesave për ndryshim të orës policore dhe fashës orare për lejimin e muzikës në mbrëmje.
Pronarët e bizneseve kanë kërkuar që muzika në lokale të lejohet deri në mesnatë.
Në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme ato kanë kërkuar sërish shtyrjen e orës policore deri në 24:00, pasi sipas tyre vendimi i qeverisë për ta shtyrë orën policore deri në 23:00 ishte thjesht një karamele.
Të gjitha bizneset në Vlorë janë dakorduar me të njëjtat kërkesa dhe rreth 90 biznese në këtë qytet u mbyllën në shenjë proteste.
Qëllimi mbetet që bizneset të ushtrojnë aktivitet pa u ndikuar nga prania e policisë, gjithashtu edhe turistët dhe qytetarët janë shprehur që kërkesat e bizneseve të merren në konsideratë të paktën gjatë sezonit turistik.