Liverpuli, në Mbretërinë e Bashkuar, u vendos të mos e ketë më statusin si Trashëgimisë Botërore. Kjo, pasi një grup përfaqësues i Kombeve të Bashkuara konstatoi se, zhvillimet apo risitë, kërcënojnë vërtet, drejtpërdrejt, vlerat historike./Konica.al
Vendimi u mor pas votimit të fshehtë nga komiteti i UNESCO-s, gjatë një takimi në Kinë.
UNESCO – agjenci për kulturë, arsim dhe shkencë e Kombeve të Bashkuara – tha se zhvillimet e reja, përfshirë stadiumin e ri të planifikuar, të klubit futbollistik “Everton”, kanë rezultuar një “përkeqësim të madh” të pjesës historike të qytetit.
Kryetarja e bashkisë së qytetit tha se vendimi është “i pakuptueshëm”.
“Zona e Trashëgimisë Botërore e qytetit, nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë”, – u shpreh, Joanne Anderson.
Ajo tha, se do të bisedojë me qeverinë britanike për të parë nëse vendimi nga UNESCO mund të apelohet, i cili, sipas saj, vjen “një dekadë pasi UNESCO e vizitoi për herë të fundit Liverpulin”.
Qeveria tha se është “jashtëzakonisht e zhgënjyer”, por beson se, Liverpuli ende e meriton statusin e Trashëgimisë Botërore, “marrë parasysh rolin e rëndësishëm që trashëgimia dhe historia e qytetit, kanë pasur gjithmonë”.
Liverpulit iu shtua listës së Trashëgimisë Botërore, në vitin 2004. Ai është vendi i tretë që e humb këtë status të rëndësishëm, në historinë e renditjes së objekteve dhe vlerave kulturore, në vitin 1978.
Shenjtorja arabe “Oryx” në Oman, e ka po ashtu statusin në vitin 2007, ndërsa lugina “Dresden Elbe” në Gjermani, më 2009.