23.07.2021 - 10:54
Situata në Lojërat Olimpike nuk është aspak e mirë, megjithatë, turneut kërkohet t’i shkohet deri në fund. Delegacioni i Brazilit do të parakalojë në ceremoninë e hapjes me vetëm 4 persona.
Kjo masë është marrë nga Komiteti Olimpik Brazilian për të reduktuar në maksimum infektimet me koronavirus. Kështu, në ceremoninë e hapjes do të jenë 2 mbajtësit e flamurit, sportistja e judos Ketleyn Quadros dhe volejbollisti Bruninho.
Dy personat e tjerë do të jenë shefi i delegacionit, Marco La Porta dhe një drejtues administrative. Katër persona është numri minimal që kërkon Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në ceremoninë e hapjes.