MENU
klinika

Flet polici kroat

“Autobusi kosovar kishte rreth 60 pasagjerë, 30 janë në spital”

25.07.2021 - 10:41

Aksidenti tragjik i autobusit të Kosovë ku raportohet për 10 viktima, ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:20 afër Slavonski Brod në Kroaci. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Të paktën dhjetë pasagjerë kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën gjatë rrëzimit. Shifrat e para flisnin për tre të vdekur, pastaj tetë, dhe më pas policia raportoi se dhjetë njerëz ishin vrarë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas SB Online, një polic kroat në vendin e ngjarjes tha se në autobus ishin rreth 60 vetë. “Ishte plot”, tha ai. Polici zbuloi se rreth 30 persona janë dërguar me urgjencë në spital.

 

Ai thotë se mosha e të vdekurve dhe të plagosurve ende nuk dihet teksa nuk dëshironte të spekulonte për këtë.
“Ky është një aksident i rëndë automobilistik. Unë mendoj se është një nga më të vështirët që kam parë”, tha ai.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh raportohet se ka shkruar në vendin e ngjarjes.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.