Dy medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokyos i përkasin kinezit Li Fabian, peshëngritësit 28-vjeçar. Kina është shumë e fortë dhe deri tani numëron 9 medalje të arta në Olimpiadë.
Li Fabian triumfoi në kategorinë deri 61 kg. Fabian fitoi medaljen e artë në stilin e shtytjes, teksa ngriti 172 kg dhe ia doli të rrëmbejë medaljen e artë edhe në dy stile bashkë kur ngriti 313 kg. Vendosi një rekord në shtytje.
Në këtë të fundit, ai krijoi ilaritet në sallë me veprimin e tij. Sportisti kinez ia doli të çojë lart shtangën me një këmbë. Ai tregoi më pas atë veprim, që sipas tij, nuk ishte për humor:
“Ishte një gabim momental. Për pak do të humbisja baraspeshën, mirëpo kam punuar shumë në këtë skenar gjatë stërvitjeve. Jam i vetëdijshëm se është argëtuese, mirëpo këshilloj që mos të ekzekutohet, pasi sjell një rrezik të madh të lëndimit”.