MENU
klinika

Olimpiada

Një tjetër shtet i vogël merr medaljen e parë

29.07.2021 - 13:08

Bermuda është shteti më i vogël në botë, me 63 mijë banorë, që mori medalje ari në Olimpiadë. Por së fundmi I është shtuar edhe San Marino.

Ky vend në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” arriti të rrëmbejë medaljen e parë olimpike të historisë së vet. Alessandra Perilli mori medaljen e bronzit në garën e qitjes me pjatel, disiplina “trap”.

San Marino merr pjesë në Lojërat Olimpike që prej vitit 1960, por vetëm sot festoi një medalje olimpike. Në Olimpiadën e Rios, qitësja Perilli u klasifikua e katërta, ndërsa këtë herë u ngjit në podium.

“Ende nuk e besoj këtë sukses. Nisa garën duke thënë se nuk mund të renditesha sërish e katërta. E dija këtë medalje dhe ia dola mbanë”, – tha qitësja 33-vjeçare Alessandra Perilli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edi Rama për peshëngritësin shqiptar

Kryeministri: Briken Calja meriton një bravo të madhe!