Sytë janë të vendosur në dy gropa kockore në ballë dhe mbyllen me kapakët e syrit automatikisht në çdo rast rreziku duke u mbrojtur pak a shumë nga goditjet.
Por në mjaft raste sytë nuk shpëtojnë nga traumat dhe trupat e huaj. Gjithashtu sytë mund të preken nga shkaqe të ndryshme (infeksionet e çrregullimeve metabolike, të tensionit të gjakut.)
Meqë syri është organ delikat, për çdo sëmundje të tij duhet të këshillohemi me mjekun specialist. Sëmundjet e syve janë të shumta si: konjuktiviti, glaucoma, katarakti (perdja e syrit), strabizmi, infeksionet e rrugëve të lotit, dobësimi i pamjes, miopia, hipermetropia.
Kujdesi për sytë fillon që në moshë të vogël, madje që në lindje. Krevati i fëmijës nuk duhet të vendoset nën llampën elektrike, sepse dëmton sytë dhe mund të japë strabizëm, pra direkt në sy. Prindërit duhet të dinë të dallojnë defektet në sy, sidomos defektet e pamjes.
Kur shikoni që fëmija lexon apo shkruan duke mbajtur afër fletoren apo librin, kur mbyll kapakët e syve apo bën lëvizje të shpeshta të tyre, atëherë drejtohuni menjëherë tek okulisti. Nuk është turp mbajtja e syzeve. Është një mënyrë mjekimi e pazëvendësueshme.
Nxënësit gjatë leximit apo shkrimit duhet ta mbajnë librin dhe fletoren 25-30 cm larg syve.
Për skuqjen e syve merrni një copë tul buke të bardhë dhe e lagni me verë. Këtë ia vini syrit në mbrëmje, në rast nevoje e përsërisni 2-3 herë.
Merrni 2 kokrra patate. Grijini dhe dhe shtrydhini në një garzë të pastër. Lëngu i kulluar hidhet në sy 1-2 pika, 2-3 herë në ditë.
Nëse keni sy të skuqur dhe ju djegin, atëherë hidhni 2-3 pika qumësht gjiri të një nëne me fëmijë të vegjël.
5 lugë gjethe kallinj e gjethe dielli. Hidheni në 1 litër ujë të sapovaluar. Ena lihet e mbuluar 1 orë. Pasi kullohet lahen sytë 2 herë në ditë.
Merrni 6 lugë gjelle majdanoz të grirë, hidheni në 1 litër ujë dhe zijeni për 3-4 minuta. Ena lihet e mbuluar për 20 minuta, pastaj kullohet. Me këtë lëng lahen sytë.