Mbetjet e një dhome ceremoniale, që datojnë nga koha e Ramsesit të Madh në shekullin e 13-të para J.K. sapo janë zbuluar në lagjen Matariya të kryeqytetit egjiptian nga një ekip arkeologësh së Ministrisë së Antikiteteve.
Ramsesi II (rreth vitit 1304-1213 p.e.s.) mbetet sigurisht, me Tutankhamonin (rreth 1345 – 1327 p.e.s.), faraoni më i famshëm në histori.
Një vit pasi zbuluan një tempull të ndërtuar gjatë mbretërimit të monarkut të tretë të dinastisë XIX, arkeologët egjiptianë sapo kanë njoftuar se kanë zbuluar rrënojat e një dhome ceremonish zyrtare, në qendër të së cilës ndodhet froni.
Gjetur në lagjen Matariya të Kajros, ky zbulim i ri mund të jetë shumë i rëndësishëm për historianët. Egjiptologu Mamdouh el-Damaty i Ministrisë së Antikiteteve egjiptiane tha se “ky vend është përdorur pa dyshim gjatë celebrimeve dhe tubimeve publike”
Ramsesi II, mbretërimi i të cilit zgjati rreth shtatëdhjetë vjet nga viti 1279 deri në vitin 1213 para J. K., ka udhëhequr një mori betejash vendimtare në Levant, duke konsoliduar fuqinë e perandorisë së tij mbi Canaan.
Ai do të luiftonte gjithashtu edhe kundër hitejeve në Nubia. Tempujt e Abu Simbelit, dedikuar kultit të Amunit, janë simbole të fitores në betejën e Quadesh-it të ushtrive të faraonit të madh mbi atë të perandorit Muëatalli II.
Faraoni Ramses II është gjithashtu simbol i fillesave të kërkimit arkeologjik. Varri i tij u gjend në shekullin XVIII, në 1737, nga egjiptologu anglez Richard Pococke. Mumia e tij do të analizohej pas më shumë se një shekulli, më 1886, nga egjiptologu francez Gaston Maspero.
Ky zbulim i ri mund të ndihmojë në përparimin e kërkimeve historike për një nga mbretërit më të fuqishëm dhe më enigmatikë të Antikitetit.
Një statujë kolosale e faraonit egjiptian Ramses II është instaluar në hyrje të Muzeut të ri të Kajros.
(Marrë nga “Le Figaro”)