MENU
klinika

"I kanë dhënë dritë Kosovës"

Vjosa Osmani nderon me medalje ari djalin e Joe Biden

01.08.2021 - 19:29

Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar ditën e sotme me një medalje Nderi pas vdekjes, djalin e presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë që familja Biden i ka dhënë dritë Kosovës.

Ajo tha që angazhimi i presidentit amerikan Joe Biden për ta bërë vendin e tij dhe botën më të mirë është i pakapërcyeshëm, teksa foli fjalë të mëdha për djalin e ndjerë të tij, Beau-në, i cili pas luftës në Kosovë kishte shërbyer në trajnimin e prokurorëve vendës.

“Para se të shikojmë video-mesazhin e Presidentit amerikan, do të doja t’i thosha disa fjalë për përshtypjen time për të ndjerin Beau Biden, duke e parafrazuar thënien e njohur se “njerëzit e mirë janë si qirinj, ata digjen për t’u dhënë dritë të tjerëve.

Njerëzit më të mirë e bëjnë këtë pa e ditur. Unë besoj, matja e vërtetë e një personi të mirë është ndikimi i përjetshëm që lë pas. Kjo nënkupton para së gjithash njerëzit që ju i frymëzoni, zemrat që i prekni dhe jetët që i ndryshoni pa qenë krejtësisht të vetëdijshëm për këtë.

I ndjeri Beau Biden ishte pikërisht i tillë. Ai është qiriu që u ka dhënë dritë kaq shumë njerëzve. Në ditët tona më të errëta, e gjithë familja Biden u ka dhënë gjithashtu dritë njerëzve të Kosovës”, tha ajo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një video-mesazhi ka thënë se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden” dhe e ka falënderuar Kosovën për medaljen, të cilën e ka ndarë për të birin e tij të ndjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasada e Kosovës në Jeruzalem

“Situatë delikate, mund të ketë përplasje”

Çfarë shkruan presidenti amerikan?

Joe Biden i shkruan letër Vjosa Osmanit


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat