Ekonomia e Eurozonës ëhstë rritur sipër projeksioneve në tremujorin e dytë, duke dalur nga recesioni i pandemisë, ndërkohë që lehtësimi i masave të Covid ka nxitur inflacionin përtej objektivit të bankës Qendrore prej 2% në Korrik.
Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian theksoi se sipas vlerësimit fillestar, Produkti i Brednshëm Bruto në 19 vendet që ndajnë euron është rritur me 2% në Prill-Qershor nga tremujori i mëparshëm. Krahasuar me të njejtën periudhë një vit më parë, kur msasat e karantinës së koronavirusit ndaluan aktivitetin ekonomik, PBB u rrit me 13.7%. Megjithatë, ndryshe nga ekonomitë kineze dhe të SHBA, që kanë dalë nga nivelet e para pandemisë, ekonomia e Eurozonës qëndron 3% më e vogël se në fund të vitit 2019. Eurostat theksoi se inflacioni është rritur në 2.2% në Korrik, nga 1.9% në Qershor, që është niveli më i lartë që prej Tetorit 2019, dhe sipër pritshëmrive prej 2%.
Treguesi është gjithashtu sipër objektivit të Bankës Qendrore Europiane prej 2%. Ndër mbiperformuesit ishin ekonomia e tretë dhe e katërt e Eurozonës, Italia dhe Spanja, që u rritën me 2.7% dhe 2.8% në mënyrë respektive. Portugalia e varur ndjeshëm nga turizmi, u rrit me 4.9%.
Që prej fillimit të 2020-s, Eurozona është zhytur dy herë në recesion. Aktiviteti u limitua në tremujorin e parë të vitit kryesisht prej ngadalësimit të Gjermanisë, ku karantina nga muajin Nëntor goditi konsumin privat. Ekonomia më e madhe e Europës u rikthye në rritje në tremujorin e dytë, por me një normë më 1.5%, ishte më e ulët se projeksionet. Ekonomia franceze, e dyta më e madhe, u rrit me 0.9%, shumë pak sipër projeksioneve, prej heqjes graduale të karantinës nga muaji Maj.