MENU
klinika

Importet e mallrave rriten në 6-mujor

Nafta thyen rekordet e 30 viteve të tranzicionit

04.08.2021 - 13:00

Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të ndjeshme në 6-mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të pandemisë 2020, si dhe krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Rritjen më të madhe e shënoi importi i karburanteve, që gjatë këtij viti theu rekordet historike. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave pohuan se gjatë periudhës janar – qershor 2021 u importuan 285 mijë tonë naftë, me rritje 21% në raport me vitin 2020 dhe 23% më shumë se edhe në vitin normal 2019.

Burimet nga tregu i lidhën importet e larta të naftës me mosfunksionimin e ARMO-s, por ndërkohë ky vit ka shënuar rekorde edhe në krahasim me vitet e mëparshme, kur ARMO nuk punonte dhe në vend po realizoheshin punimet në projektet e mëdha të gazsjellësit TAP dhe HEC-eve në lumin Devoll.

Sipas analizës së Ministrisë së Financave, importet e larta të karburanteve ishin kontribuuesi kryesor në rritjen e të ardhurave buxhetore në këtë periudhë.

Të ardhurat doganore në janar-qershor 2021 u realizuan në vlerën 84.7 miliardë lekë, 16.5 miliardë lekë ose 24.3% më shumë se 6-mujori 2020, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 6-mujorin e vitit 2021.

Sipas Analizës së 60 grupmallrave, 50% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zënë 5 produkte dhe përkatësisht, karburant importi 23.7%, cigaret 12.5%, metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.1%, automjetet e përdorura me 4.4%, plastika dhe artikujt 2.7%.

Ministria e Financave referoi se, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 6-mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i karburanteve, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, cigaret, veshje dhe tekstile dhe materialet e ndërtimit, me efekt +9.6 miliardë lekë si rezultat i rritjes së sasisë së importuar dhe ndryshimit të çmimit.

Importi i cigareve shënoi rritje më të lehtë me vetëm 2% në raport me 6-mujorin e parë 2020, me një sasi të zhdoganuar prej 1,286 tonësh. Importet e cigareve kanë shënuar luhatje nga viti në vit gjatë dekadës të ndikuara nga akciza, kontrabanda dhe shtrëngimi i masave për pirjen e tij.

Importet e kafesë u rritën me 4% në 6-mujorin e parë, duke shënuar mbi 4100 tonë në sasi. Ato ishin gjithashtu më të larta se viti normal 2019 ku u importuan rreth 4 mijë tonë. Importet e birrës shënuan 18,930 hektolitra me një rritje 18% nga viti i pandemisë dhe 10% në raport me vitin normal 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sektori që shënoi rritje gjatë pandemisë

“Mungon krahu i punës, pagat mbi 1 mijë euro!”

Prof. Dr. Adrian Civici/ Cilat janë disa nga shkaqet kryesore?

“Goditjen më të rëndë e pësuan bizneset e vogla”

Basha jep njoftimin e rëndësishëm edhe për biznesin e vogël

“Do të heq taksën e rrugës së Kombit”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!