MENU
klinika

Rikthimi në normalitet

Eriksen shfaqet tek Inter, shpresë për të luajtur

04.08.2021 - 15:26

Christian Eriksen zbarkoi ditën e djeshme në Milano për të bërë vizita më të detajuara mjekësore dhe për të vendosur përfundimisht për të ardhmen në futboll.

Sot, danezi ka vizituar qendrën stërvitore të Interit në “Apiano Gentile” dhe ka takuar të gjithë shokët e skuadrës. Vetë faqja e Interit postoi pamjet e takimit të Eriksen me shokët e skuadrës duke hedhur një fotografi të grupit të plotë të zikaltërve.

“Mëngjesin e sotëm, Christian Eriksen bëri një vizitë në qendrën stërvitore Suning, në Apiano Gentile. Mesfushori danez takoi drejtuesit e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit.

Eriksen po bën mirë dhe është në gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe në formë të mirë nga ana e mentalitetit. Ai do të ndjekë programin e rikuperimit duke u konsultuar me doktorët danez në Kopenhagen”, – shkroi Interi në faqen e klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin