Do të jetë premierë, dokumentari i ri “Becoming Led Zeppelin”, i autorizuar nga vetë anëtarët e grupit, gjatë edicionit të sivjetmë në Festivalin e filmit në Venecie, që pritet muajin e ardhshëm.
Projekti me regji nga Bernard MacMahon, do të përfshijë intervista të reja me muzikantët, si: Jimmy Page, John Paul Jones dhe Robert Plant, si dhe intervista të rralla nga arkiva, me bateristin e ndjerë, John Bonham, i cili u nda nga jeta në vitin 1980.
Dokumentari është vendosur të shfaqet jashtë konkurrimit për “Luanin e Artë”, në festivalin e njohur italian, që çel siparin nga 1 deri më 11 shtator, në Venecien romantike dhe piktoreske.
Kjo është hera e parë, që anëtarët e grupit kanë marrë pjesë në një film dokumentar, këto 50 vjetët e fundit. Madje, duke i ofruar regjisorit MacMahon, qasje të hollësishme në arkiva.
Për të gjithë admiruesit e panumërt të legjendarëve rok, ende nuk ka datë shfaqjeje… “Becoming Led Zeppelin”, jini vigjilentë!