Kledi Kadiu u largua drejt Italisë si sot para 30 vitesh, kur mijëra shqiptarë vendosën të linin shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë. Së bashku me 20 mijë bashkatdhetarë, Kledi Kadiu u largua me një anije nga Vlora për të prekur botën tjetër përtej detit me shpresën se gjihçka do të ishte ndryshe për ta. Dhe gjithë sakrifica për rastet si Kledi e shumë shqiptarë të tjerë ja vlejti.
Për këtë rast, Kadiu ka kujtuar ditën e sotme këtë udhëtim që i ndryshoi gjithë jetën.
“Ishte mengjesi i dates 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa është akoma aq e gjallë në mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë sapo i kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe ne nuk e kishim idenë se kjo arratisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve. 🇦🇱 🇮🇹
Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë”, shkruan Kledi në llogarinë e tij në Instagram.
View this post on Instagram
Sot ai është një nga artistët më të famshëm në Itali dhe asnjëherë nuk e ka pasur problem të tregojë të vërtetën e jetës së tij, të një emigranti shqiptar që me shumë mund arriti të realizonte ëndrrat e tij.