03.11.2018 - 18:17
Familja e Qani Durmanit nga fshati Stëblevë i Librazhdit jeton prej dy vitesh në këtë çadër. Ata janë 8 persona, ndërsa shtëpia ju shemb nga tërmeti i dy viteve më parë.
E ndërsa presin dimrin sërish në këtë çadër edhe këtë vit, ata bëjnë apel për ndihmë që të kenë mundësi që të ndërtojnë një shtëpi, të paktën sa për tu strehuar.
Me bagëtitë, pak bujqësi dhe me ndihmën që marrin familja ka mundësi të mbajë frymën gjallë, por për të ndërtuar një shtëpi të re, kjo bëhet e pamundur.
Tashmë ata presin vetëm sensibilizimin e atyre që kanë pak mundësi për të ndihmuar me çdo gjë që munden.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në 2100 më pak se 1 milionë shqiptarë