MENU
klinika

Porti i Mesdheut

Gjurmë helene në Egjipt

11.08.2021 - 16:10

         Zbulohen mbetjet antike nga një anije luftarake, në qytetin e lashtë tanimë nën ujë, Thônis -Heracleion – dikur, porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe. Po ashtu, arkeologët ranë në gjurmët e një kompleksi funeral, dëshmi e pranisë së tregtarëve grekë.

Qyteti, i cili kontrollonte hyrjen në Egjipt, në grykën e një dege të Nilit, dominoi zonën për shekuj para themelimit të Aleksandrisë.

I shkatërruar dhe i përmbytur, së bashku me një zonë të gjerë të deltës së Nilit, nga disa tërmete dhe valë baticash, Thônis-Heracleion u rizbulua më 2001, në gjirin Abu Qir, pranë Aleksandrisë.

Anija ushtarake, e zbuluar nga një mision egjiptian0-francez, udhëhequr nga Instituti Evropian për Arkeologjinë Nënujore (IEASM), u fundos kur tempulli i famshëm i Amunit, u shemb.

Një studim paraprak tregon se trupi i anijes 25 metra, me fund të sheshtë, lopata dhe një velë të madhe, ishte ndërtuar stilin klasik. Gjithashtu, ajo kishte tiparet e ndërtimit të anijeve në Egjiptin e lashtë, – ishte konfirmimi, nga ana e ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koka e Augustit, në dymijëvjeçar!

“Gjeta tulla në Romë dhe po lë mermer”

Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit