MENU
klinika

Festa e Birrës

“Ilirët” e Kosovës dhe Shemi do performojnë në Korçë

12.08.2021 - 10:39

Këngëtari legjendë i Kosovës Shemsi Krasniqi (Shemi) dhe grupi i tij “Ilirët” do të jenë të pranishëm në Festën e Birrës në Korçë, në 21 gusht, ku do të përformojnë këngët e tyre të mirënjohura. Pjesëmarrja e “Ilirëve” është konfirmuar zyrtarisht, në kulmin e debatit virtual për praninë në këtë festë të artistit serbo-kroat Goran Bregoviç.

Në rrjedhën e debatit për Bregoviç këngëtari Shemsi Krasniqi, është shprehur pak ditë më parë në një televizion në Kosovë se këngëtarin serb duhet ta thërriste Kosova, në qendër të Prishtinës, e më pas ai të këndonte në Korçë. Sipas tij, Goran Bregoviç nuk është marrë me politike dhe është mik i shqiptarëve.

“Kosova është dashur ta thërriste. Është dashur me e thirr në qendër të Prishtinës me këndu e jo atje në Korçë. Goran Bregoviçi nuk ka të bëjë me politikë, s’ka qenë kurrë politikan!”,- tha ai.

Më tej këngëtari shtoi se Bregoviç ka respekt për kombin shqiptar.

“Unë e njoh atë personalisht. Groan Bregoviçin e kam njoftuar në Lipjan dhe kam kënduar aty këngë amerikane, angleze. Kur e kryem më tha, s’ka mbi melosin shqiptar. Nuk është nacionalist. Unë po ju them se ka respekt për kombin tonë. Për të fundit herë me të jam takuar paralufte, paslufte jo. Aq sa unë e njoh Goran Bregoviçin, ka një respekt për kombin shqiptar”, tha Shemi.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
“Ilirët” është grup artistësh shumë i njohur i Kosovës, i cili është formuar në vitin 1981. Kenga e pare eshte titulluar “MERITA” dhe ne ato vite ka qen hiti më i madh, por pas saj grupi krijoi dhe interpretoi dhjetëra këngë me stilin e tyre rock folk. Pjesë e grupit kanë qenë artistë shumë të njohur të cilët kanë kënduar për problemet e shqiptarëve.

Siç tregon vetë Shemsi Krasniqi, i ati i tij kishte qenë njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Tivarit ku u grumbulluan shqiptarët nga pushteti serb, u dëbuan në qytetin malazez dhe më pas u ekzekutuan.

Shemsi Krasniqi dhe grupi “Ilirët” kanë kënduar dhjetëra këngë, siç ishte ajo “Larg vendlindjes” që trajtonte çështjen e azilantëve kosovarë që gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, jetonin të vetmuar nëpër shtetet perëndimore, ku njihet edhe refreni “Oj Kosovë ty të kam hajmali”.

Në vitin 1990, Ilirët publikojnë albumin “Zgjohu Kosovë”, në vitin 1994, publikohet albumi “Iliret & Ganja 1”, në 1996, Ganja & Ilirët publikojnë albumin “Tri Pika”në 2012 publikojnë videoklipin “Trupi Pa Shpirt”, në 2012, videoklipin “Rini Thuaja Kënges” dh albumin “Moj Kosove”. Në 2013, Iliret publikojnë videoklipin “Qaj Mirvete” dhe videoklipin “Shum Po M’pëlqen”, në bashkëpunim me Mc Gima & Readi. Ndërsa në 2014, Iliret publikojnë videoklipin “Jeta Në Gurbet”. Më datë 15 Tetor 2014, Gold AG publikojnë videoklipin “Fjalët E Qiririt”, në bashkëpunim me Ganimete Abazi & Ilirët. Videoklipi u prodhua nga MProduction. Në vitin 2015, Ilirët publikojnë albumin “Ilirët Me Miq”.