MENU
klinika

Përgatiteni në shtëpi!

Lëngu magjik që mban larg mushkonjat

13.08.2021 - 15:29

Gjatë kësaj kohe të vitit, mushkonjat kënaqen duke vizituar oborret dhe kopshtet tona.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit raporton se ka mbi 3.000 lloje të ndryshme të mushkonjave në botë. Aktiviteti i tyre fillon kur temperaturat gjatë natës janë shumë të larta dhe përveç se mund t’ju pickojnë ato mbajnë dhe infeksione.

Receta e mëposhtme të cilën mund ta bëni në shtëpi është perfekte kundër mushkonjave dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni ato kafshime të bezdisshme të mushkonjave:

përbërësit:

10 pika vaj limoni

15 pika vaji livandoje

1/4 filxhan lëng limoni

4 lugë çaji ekstrakt vanilje

Në një shishe përzieni të gjithë përbërësit e listuar më sipër dhe mbusheni me ujë. Tundeni mirë, dhe me anë të një sprite lyeni trupin tuaj kur dilni jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjidhjet natyrale në kushtet e shtëpisë

Çfarë e shkakton kruarjen e lëkurës?