Manchester United e ka nisur sezonin me “marshin e pestë”, duke fituar 5-1 në shtëpi përballë Leeds. Një sukses mëse i merituar i “Djajve të Kuq”, teksa në momentin që pësua, reaguan fuqishëm.
Është mbyllur 1-0 pjesa e parë. Sfida e “Old Trafford” është zhbllokuar në minutëën e 30-të nga Bruno Fernandes. Portugezi ka marrë një super pasim nga Pogba dhe nuk ka gabuar para portës.
Skuadra e Bielsa-s ka barazuar me një super gol të Ayling në minutën e 48-të, por Djajtë e Kuq janë kundërpërgjigjur menjëherë. Greenwood ka kthyer në avantazh United në të 52-n, para se Fernandes të realizonte të tretin dhe të katërtin në të 54-n dhe 60-n.
Goli i pestë i vendasve është shënuar nga Fred në minutën e 68-të. Protagonist edhe Pogba, autor i katër asisteve. Pesë gola dhe tri pikë që në start, Manchester United tremb rivalët.