MENU
klinika

Mendohet të jetë Presidenti i ri i Afganistanit

Kush është Mulla Abdul Ghani Baradar?

16.08.2021 - 09:12

Situata në Afganistan është rënduar, pasi natën e kaluar talebanët morën pushtetin. Me mijëra njerëz ndodhen në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, në përpjekje për t’u larguar nga vendi, pasi i frikësohen asaj që mund të ndodhë më pas.

Presidenti Ashraf Ghani, së bashku me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Hamdullah Muhib dhe kreun e zyrës administrative të Presidentit Fazel Mahmood Fazli janë larguar nga vendi.

Ekziston një pasiguri në lidhje me të ardhmen e udhëheqjes në vend, edhe një herë, duke sinjalizuar fundin e një eksperimenti 20-vjeçar perëndimor që synonte rindërtimin e Afganistanit.

Ndërsa raportet thonë se një delegacion i udhëheqësve talebanë dhe afganë do të nisen për në Katar për bisedimet e transferimit të pushtetit dhe të cilët do të marrin detyrën si kreu suprem, ka spekulime se kreu i byrosë politike të talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar ka të ngjarë të jetë President.

Kush është Mulla Abdul Ghani Baradar?

Mullah Abdul Ghani Baradar u rrit në Kandahar, vendlindja e lëvizjes talebane. Ashtu si shumica e afganëve, jeta e Baradarit u ndryshua përgjithmonë nga pushtimi sovjetik i vendit në fund të viteve 1970, duke e shndërruar atë në kryengritës. Ai besohej se kishte luftuar krah për krah me klerikun me një sy Mullah Omar.

Të dy do të themelonin lëvizjen talebane në fillim të viteve 1990 mes kaosit dhe korrupsionit të luftës civile që shpërtheu pas tërheqjes sovjetike.

Pas rënies së talebanëve në 2001, Baradar besohet të ketë qenë në mesin e një grupi të vogël kryengritësish që iu drejtuan udhëheqësit të përkohshëm Hamid Karzai me një letër që përshkruante një marrëveshje të mundshme që do të kishte parë militantët të njihnin administratën e re.

I arrestuar në Pakistan në vitin 2010, Baradar u mbajt në paraburgim derisa presioni nga Shtetet e Bashkuara e liroi atë në vitin 2018 dhe u zhvendos në Katar.

Këtu ai u emërua shef i zyrës politike të talebanëve dhe mbikëqyri nënshkrimin e marrëveshjes së tërheqjes me amerikanët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Udhëheqësi taleban: Të largohen forcat e huaja

“Është herët për të diskutuar se si të qeveriset”


Përjashtim bën vetëm armiku më i madh i Amerikës

Trump premton të shuajë të gjitha gjitha “vatrat” e konflikteve

Pse Ukraina mund të vërë në funksion bombën…

Evropa dhe Trump po e shtyjnë Zelensky-n drejt një vendimi historik

Shtyhet vendimi për “paratë e heshtura”

Trump po i shpëton burgut me fitoren në zgjedhje

Donald Trump rikthehet si triumfues në Shtëpinë e Bardhë

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale takohet me Joe Biden

Si u shndërrua deti Kaspik në fushëbetejë!

Aktivitetet ushtarake kanë shkaktuar ngordhje masive të fokave