MENU
klinika

Rrëfehet Adrola Dushi

“Kam vetëm një ‘Kapo’ në jetën time!”

17.08.2021 - 10:48

Prej disa kohësh tashmë, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë mes tyre.

Së fundmi, modelja ka dhënë një intervistë për “Revista Class” ku nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë.

E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T. Adrola tregoi se “Kapo” i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.

“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola duke konfuzuar që të gjithë fansat me këtë deklaratë.