MENU
klinika

Sekuestrimi i 286 kg kanabis në Malësinë e Madhe

Dëshmia e 44-vjeçarit: Nuk kam lidhje me…

17.08.2021 - 13:34

Një sasi prej 286 kilogramë kanabis i njomë është sekuestruar nga Policia në zonën e Malësisë së Madhe, gjatë ditës së djeshme.

Operacioni i koduar “Rapshi”, çoi në pranga 44-vjeçarin, Kastriot Guraj, banues në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës. Operacioni për sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative. Lënda narkotike sipas burimeve zyrtare ishte kultivuar në zonën e Malësisë së Madhe, posaçërisht në fshatin Rapshë nga ku ka marrë emrin edhe operacioni.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe u finalizua operacioni policor i koduar ‘RAPSHI’, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit Kastriot Guraj, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale ‘Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’”, sqaroi Policia.

Pas informacioneve të marra, policia sqaron se lënda narkotike po transportohej për në qytetin e Shkodrës. “Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik–Shkodër, shërbimet e Policisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që transportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë”, thuhet më tej.

DËSHMIA

Sasia prej 286 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar nga Policia në fshatin Rapshë natën e së hënës. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se në momentin e sekuestrimit të lëndës narkotike brenda furgonit nuk ka pasur asnjë person. Megjithatë, në pranga ka përfunduar Kastriot Guraj. Në dëshminë e tij paraprake para hetuesve, Guraj ka deklaruar se e ka shitur pak ditë më parë fugonin ku u gjet lënda narkotike, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me drogën. Pavarësisht dek- laratës, Policia ka arrestuar 44-vjeçarin. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkautorë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në pranga kryeplaku i fshatit, në kërkim 3 të tjerë

Policia zbarkon në Vlorë, sekuestrohen 262 kg kanabis!