Janë 20 artistët nga vende të ndryshme të botës dhe nga nesër, do t’ia nisin me pikturat murale në kryeqytet. Godinat nga më të lartat, do të vishen me larmi ngjyrash, duke sjellë një pamje tjetër të artit të rrugës në Tiranë.
“Vendosëm këtë vit, ta bënin bashkë me dekor, Tiranën.
M’u kërkua të bëj kuratorin dhe unë, atë e ndaj me një nga djemtë më me eksperiencë, Qirjako Jozifidhis, me eksterieret e pikturimit, ku ka përfshirë edhe Tiranën.
Është një vazhdimësi, nga lyerja ekstravagante e viteve 2001, për rikthimin e realizimit të pikturës monumentale”, shprehet kuratori, Helidon Haliti.
“Janë ndër dhjetë artistët më në zë, të huaj, duke nisur nga: Case nga Gjermania, Manomatic nga Spanja, Same 84 nga Greqia, WD nga Indonezia, Mattia Campo nga Italia apo Wuper nga Serbia”, – shton ai.
Projekti do të zhvillohet nga ”Komuna e Parisit”, ”Rruga e Kosovarëve”, në unazën e vogël dhe në qendër, në Tiranë, në ndërtesat që shkojnë deri në 60 metra lartësi.