Facebook ka paralajmëruar përdoruesit për një mesazh ‘tallës’ se llogaria e tyre është klonuar.
Kjo gjë është zbuluar nga një mesazh që po dërgohet në listën e miqve. Klonimi i Facebook është kur dikush krijon një llogari dhe vjedh fotografitë përshirë informacionin personal dhe ia dërgon miqve në rrjet.
Në mesazhin e dërguar thuhet: “Përshëndetje, unë kam marrë një kërkesë tjetër miqësie nga ty dje, të cilën nuk e pranova dje. Ndoshta ti duhet të kontrollosh llogarinë tënde. Mbaj gishtin shtypur derisa të shfaqet butoni ‘forëard’ dhe më pas dërgoja miqve të tu. Pac fat!”
Pjesa më e rëndësishme këtu është të kuptojmë nëse llogaria është e sigurtë. Nëse merrni këtë mesazh, nuk jeni hakuar. Është thjesht dicka për të mashtruar njerëzit.
Kjo gjë nuk ka asnjë lidhje me shpërndarjen e të dhënave që preku miliona përdorues të Facebook.