MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Ku gaboi Merkeli?

04.11.2018 - 12:44

Megjithëse vendimi i Kancelares gjermane Angela Merkel për të mos kandiduar më në  zgjedhjet e ardhshme federale ka ardhur si një surprizë, ishte vonuar shumë.

Ajo është quajtur Mbretëresha e Evropës dhe, që nga zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump, udhëheqësja e botës së lirë.

Meqenëse Bashkimi Europian është zhvendosur nga kriza në krizë gjatë dekadës së fundit, kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndihmuar ta mbajë bllokun së bashku.

Merkel ka kaluar  sfidat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë dhe nuk ka lejuar që krizat në Evropë të përkeqësohen.

Ndryshe nga shumë vende evropiane, Gjermania ka gëzuar rritje të qëndrueshme ekonomike gjatë dekadës së fundit. Por nuk është merita e Merkel. Katër qeveritë e saj nuk kanë miratuar reforma që ekonomia të rritej. Ato nuk arritën të investojnë në infrastrukturën e shkatërruar të vendit dhe sistemin arsimor.

Kriza e eurozonës e rriti ndikimin financiar të Gjermanisë brenda bashkimit. Kjo i dha Merkel fuqi, të cilën ajo mund ta kishte shfrytëzuar mirë. Në vend të kësaj, ajo pati prioritet interesat e afatshkurtra të Gjermanisë, duke marrë vendime që përkeqësuan krizën e eurozonës.

Për të qenë të vërtetë, Merkel ka sfiduar Trumpin që përpiqej të shkatërronte rendin ndërkombëtar liberal dhe nacionalistët në Britani, Hungari, Poloni, Itali dhe kudo tjetër. Vendimi për të mirëpritur më shumë se një milion refugjatë ishte një gjest humanitar. Ndryshe nga shumë politikanë në Gjermani, ajo ka qëndruar e fortë përballë ngacmimit dhe sjelljes agresive të presidentit rus Vladimir Putin.

Megjithatë, udhëheqja e Merkelit e ka lënë Gjermaninë jashtëzakonisht të prekshme ndaj nacionalizmit.

Sa i përket sigurisë, edhe kur Merkeli ka pranuar se Gjermania nuk mund të mbështetet tërësisht në SHBA për mbrojtjen e saj, ajo ka bërë shumë pak për të forcuar aftësitë ushtarake gjermane apo evropiane. Ushtria e vendit ka tanke që nuk ngasin, nëndetëse që nuk zhyten dhe aeroplanë që nuk fluturojnë.

Pra siç duket, largimi i Merkelit përfaqëson një mundësi për reformatorët evropianë. Macron dhe aleatët e tij evropianë kanë të drejtë të përqendrojnë fushatën e tyre për zgjedhjet e Parlamentit Europian majin e ardhshëm mbi kërcënimin që vjen nga populizmi i ekstremit të djathtë. Nëse Macron dhe reformatorët e tjerë nuk përfitojnë nga largimi i Merkleit, sharlatanët e së djathtës me siguri do ta bëjnë.

Philippe Legrain, ish-këshilltar ekonomik i presidentit të Komisionit Evropian, themelues i Rrjetit të Hapur të Politikave Ekonomike (OPEN). Libri i tij më i fundit është Pranvera Europiane: Pse Ekonomitë dhe Politikat tona janë në një rrëmujë, dhe si t’i rregullojmë ato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të japë dorëheqjen

Fundi i epokës “Merkel” erdhi

"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…