Situata në Afganistan vijon të jetë e nderë. Ajo që po ndodh me talebanët, sidomos me gjininë femërore, ka vënë në ankth shumë njerëz.
Kapitenia e kombëtares së Afganistanit për femra, Shabnam Mobarez, i ka bërë thirrje FIFA-s që të ndërhyjë për të shpëtuar shoqet e saj të skuadrës. Në një postim në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, ajo deklaron:
“Jo, nuk jam mirë. E di që ata do të më kërkojnë dhe do të më gjejnë së shpejti. A më ndihmon dot? FIFA, si t’i përgjigjem unë kësaj pyetjeje? Duhet të veprojmë që të shpëtojmë shoqet e mia të skuadrës. Ato janë motrat e mia.”
“ are you okay”
My teammate in Afghanistan “No I am not – I know they will come for me soon, can you help me?” @FIFAcom how should I answer the question? We must act to save my teammates. They are my sisters? 💔— Shabnam Mobarez (@shabnammobarez) August 19, 2021