MENU
klinika

Vrasja në ish- Bllok

Edhe 30 ditë paraburgim për Ervis Martinajn

04.11.2018 - 13:42

Ervis Martinaj do të qëndrojë edhe 30 ditë të tjera në qelitë e paraburgimit. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni mori këtë masë sigurie pas kërkesës së Prokurorisë. E njëjta masë sigurie është vendosur edhe më herët ndaj Martinajt, i akuzuar për përfshirjen në përplasjen me armë në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit. Ndaj tij, janë ngritur edhe akuza të reja, si ajo e pastrimit të parave.

Kërkesa e organit të akuzës bazohet në dyshimet se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabion Gaxhaj dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se ekspertimi i kryer më 6 tetor ka gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë në duart e Ervis Martinajt. Po kështu prokuroria thotë se nga ekspertimi që i është bërë telefonit të Martinajt në Izrael janë zbardhur dhe bisedat e kryera prej tij natën e ngjarjes ku u kërkon personave të rrethit të tij shoqëror të marrin armët e të shkojnë tek lokali i Redi Popeskut në zonën e Bllokut pasi kishte një konflikt.

Kërkesa e Martinajt që njerëzit e tij të shkonin me armë tek vendi ku ndodhi ngjarja kishte ndodhur pas një takimi që ai kishte lënë me Ervin Matën. Nga ekspertimi i telefonit është zbuluar se natën e ngjarjes ora 21:17 minuta Martinaj ka komunikuar në Whats App me personin e regjistruar me emrin Boli ku ka lënë vendin e takimit.

vrasja ne bllok-konica.al
Sipas prokurorisë, takimi i Martinajt me Matën nuk ka qenë rastësor. 

Ndërkohë Prokuroria ka zgjeruar hetimet dhe për akuzën e pastrimit të parave. Nga aktet e procedimeve penale rezulton se prej 2009 ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është Cash dhe burimi i të ardhurave ishte i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohej me burimet e ligjshme që kishte ky shtetas.

Sipas saj deri tani në emër të Ervis Martinaj janë gjetur të paktën 85 mijë euro të pajustifikuara. Prokuroria evidenton faktin se Martinaj ka dhe një pasaportë kosovare me emrin Admir Koca. Prokuroria kërkon arrestin me burg pasi ekziston rreziku i largimit jashtë vendit.

“Pasaportën ai e përdorte edhe për të dale jashtë kufijve të Shqipërisë. Kjo është dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

 

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës