23.08.2021 - 17:02
Meteorologu grek Sakis Arnaoutoglou parashikon një tjetër valë të nxehti në rajon brenda muajit gusht.
Në një status në rrjetet sociale ai shprehet se temperaturat të rriten deri në 39 gradë celcius.
Ndryshimi i temperaturave pritet të nisë nga mesi i javës së ardhshme, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten në pjesën lindore të Greqisë. Rënia graduale e temperaturave do të rikthehet përsëri të shtunën dhe të dielën e ardhshme.
Kjo verë është konsideruar nga meteorologët si një nga të më nxehtat përgjatë viteve të fundit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në këto kohë është domosdoshmëri