MENU
klinika

Olimpiada

Sportistja paraolimpike u ikën talebanëve, do garojë në Tokyo

24.08.2021 - 12:30

Sportistja paraolimpike afgane Zakia Khodadadi ka mundur të largohet nga Kabuli dhe do të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike “Tokyo 2020”, që nisin sot.

Pak ditë më parë, ajo kishte bërë apel për t’u larguar nga vendi i saj, për të shkuar në Japoni, për të bërë realitet ëndrrën olimpike. Apel që bëri xhiron e botës dhe për fat të mirë nuk mbeti në vesh të shurdhër.

Khodadadi duhej të ishte larguar nga Kabuli më 16 gusht, por kishte qenë e pamundur, pas pushtimit të qytetit nga talebanët. Pas shumë përpjekjesh, sportistja e parë femër afgane që do të garojë në një Olimpiadë për personat me aftësi të kufizuara (në sportin e taekëondo), ka mundur të largohet fillimisht për në Dubai dhe më pas për në Australi.

Australia i ofroi një vizë sportistes, që u largua nga Kabuli bashkë me kolegen e saj Hossain Rasouli. Misioni i shpëtimit u koordinua nga një grup i vogël ish-sportistësh, mes të cilëve ishte edhe ish-kampionia olimpike kanadeze Sydney Nikki Dryden, sot avokate. Ajo u mbështet edhe nga Komiteti Paraolimpik Italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin