MENU
klinika

Apeli për ndihmë i sportistes afgane

“Mos lejoni që talebanët të më heqin të drejtat themelore”

18.08.2021 - 11:56

Mes qindrash historish dhe përjetimesh në Afganistan, është edhe ajo e sportistes paraolimpike Zakia Khodadadi, e cila rrezikon të mos marrë pjesë në Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara që nis në Tokyo pas disa ditësh.

Ajo duhej të ishte nisur për në Japoni më 16 gusht, por për shkak të bllokimit të aeroportit të Kabulit, ajo ende ndodhet në vendlindje. Ajo ngre zërin dhe kërkon ndihmë për të shkuar në Olimpiadë, për të bërë realitët një ëndërr të saj dhe gjithë popullit afgan, pasi është sportistja e parë femër që merr pjesë në një Olimpiadë paraolimpike nga ky vend.

“Mos lejoni që talebanët të më heqin të drejtat e mia themelore”, – tha sportistja 23- vjeçare, që synon të garojë në “Tokyo 2020” në sportin e taekwondo.

“Kam ende shpresë, ndaj ju lutem të më ndihmoni. Kam punuar fort 5 vjet për të arritur ku jam dhe dua të realizoj ëndrrën time olimpike. Familja ime është në një situatë të keqe, pasi jemi nën kontrollin e talebanëve dhe ky është një makth”, – tha Zakia Khodadadi.

“Zakia është e terrorizuar dhe ka frikë të dalë nga shtëpia. Apeli ynë i drejtohet çdo vendi që mund të na ndihmojë që dy sportistët tanë dhe trajnerët e tyre të shkojnë në Tokyo për Olimpiadën e personave me aftësi të kufizuara”, – tha Arian Sadiqi, shefi i misionit paraolimpik afgan në Tokio. Sportisti tjetër afgan është Hossein Rasouli, që garon në hedhjen e diskut