24.08.2021 - 21:11
Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid është shprehur se siguria e grave është përgjegjësia e tyre.
Aljazeera shkruan se gjatë një deklarate Mujahid u shpreh se ekipet që kanë nuk janë trajnuar për trajtimin e grave dhe për këtë arsye u kanë kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpi.
“Ndonjëherë ekipet tona të sigurisë nuk janë të trajnuar sa duhet në trajtimin e grave. Kështu ata ndonjëherë hasin probleme për atë arsye.
Kështu që ne kemi kërkuar që gratë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa të zhvillojmë një procedurë. Ata nuk do të hiqen nga puna. Ato do të vazhdojnë të marrin pagat e tyre, edhe nëse nuk shfaqen në punë,” tha ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga New York Times
Afganistan, aty ku fundi i luftës nuk përkthehet në paqe…
Editoriali i The Guardian