MENU
klinika

A janë ata të lidhur me talebanët?

Sulmi terrorist në Kabul, çfarë është ISIS-K

26.08.2021 - 21:37

Të paktën 60 persona, mes tyre edhe ushtarë amerikanë kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve kamikaze në Kabul ditën e sotme. Përgjegjës për sulmin është grupi ISIS-K me bazë në Afganistan.

Por çfarë është ISIS-K?

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë e kanë përmendur vazhdimisht grupin ISIS-K si ai që kërkon të sulmojë objektivat perëndimorë në Afganistan. Korrespondenti i sigurisë i BBC Frank Gardner hedh më shumë dritë mbi grupin xhihadist.

ISIS -K ose Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP) është filial rajonal i ISIS, i ashtuquajtur Shteti Islamik që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan. Është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

ISIS -K u krijua në janar 2015 në kulmin e fuqisë së ISIS në Irak dhe Siri, para se kalifati i vetëshpallur të mundej dhe çmontuar nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

Ai rekruton si nga xhihadistët afganë ashtu edhe nga ato pakistanezë, veçanërisht nga anëtarët e talebanëve afganë të cilët kanë parë organizatën e tyre si ekstreme.

ISIS-K e ka bazën në provincën lindore të Nangarhar, pranë rrugëve të kontrabandës së drogës dhe njerëzve brenda dhe jashtë Pakistanit.

Në kulmin e tij grupi numëronte rreth 3,000 luftëtarë, por ka pësuar viktima të konsiderueshme në përleshjet me forcat e sigurisë amerikane dhe afgane, dhe gjithashtu me talebanët.

A janë ata të lidhur me talebanët?

Nga ana periferike, përmes një pale të tretë, rrjetit Haqqani.

Sipas studiuesve, ka lidhje të forta midis ISIS-K dhe rrjetit Haqqani, i cili nga ana tjetër është i lidhur ngushtë me talebanët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN