MENU
klinika

Tenderi për mirëmbajtjen

Pas pagesës nis dhe rehabilitimi i Rrugës së Kombit

04.11.2018 - 18:11

Shoqëria koncensionare e Rrugës së Kombit ka nisur nga Tuneli i Thirrës ndërhyrjet për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e aksit.

Aktualisht po punohet në anën veriore në sensin Kukës-Tiranë, ndaj lëvizja kryhet në tunelin jugor.

Përgjegjesi i Tunelit, Klajdi Gorreja, se veç pastrimit, puna është përqëndruar në përmirësimin e sistemeve elektrike, elektronike dhe mbrojtjen nga zjarri, që do të jenë automatike.

rruga_e_kombit-rehabilitim-konica.al
rruga_e_kombit-rehabilitim-konica.al

“Të gjitha sistemet që janë të instaluara në tunel do të përmirësohen me teknologjinë më bashkëkohore të momentit dhe çdo gjë do të jetë automatike. Kjo do të sjellë rritje të sigurisë në tunel.”

Për përfundimin sa më parë të ndërhyrjes, Kompania Koncensionave ka angazhuar 50 punëtorë, ndërsa janë marrë masat për shmangien e aksidenteve.

klajdi-gorreja-konica.al
klajdi-gorreja-konica.al

“Për trafikun janë marrë të gjitha masat për një siguri maksimale për të gjithë shoferët që kalojnë në Rrugën e Kombit.”

Ndërkohë pranë pikës së pagesës, po punohet për sheshin e parkimit të flotës së mjeteve që do të angazhohen për mirëmbajtjen e rrugës gjatë muajve të dimrit.