MENU
klinika

FOTO

Pas vrasjes së Kacifas, forcat speciale greke në Bularat

04.11.2018 - 19:41

Historiani Arben Llalla është ai i cili ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook, për praninë e forcave speciale të ushtrisë greke në Bularat.

Njerëzit nga greqia, referuar historianit, ishin të pranishëm në një meshë të mbajtur ditën e sotme në Gjirokastër.

“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”- thotë Arben Llalla.

Mesha në Kishën e Bularatit është zhvilluar një javë nga vrasja e ekstremistit grek Kostandinos Kacifa nga RENEA. Në meshë merrnin pjesë të afërm dhe nëna e 35-vjecarit të ndjerë.

forcat speciale greke ne bularat-konica.al
forcat speciale greke ne bularat-konica.al

NGJARJA:

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën.

Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë.

Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, të cilat bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit.

Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policisë per t’u dorëzuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.