Cristiano Ronaldo ka kryer vizitat mjekësore sot në Portugali, në një klinikë që ka marrë miratimin e klubit të Manchester United dhe tashmë është vetëm në pritje të vizës së posacme që duhet për në Angli, pas daljes nga BE-ja të Britanisë së Madhe.
Me shumë mundësi, menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve (Ronaldo është i angazuar me Portugalinë), CR7 pritet të debutojë më 11 shtator, në sfidën e shtëpisë, përballë Newcastle.
Në Manchester kanë nisur që të bëjnë llogaritë mbi impaktin që iberikasi do të ketë në klub, duke qenë se shënon shumë dhe sjell trofe apo jo, Cristiano është një magnet për sponsorët dhe temat e markentingut.
Enjoy that away day, @Cristiano? 😅#MUFC | #WOLMUN pic.twitter.com/YnRvL519pv
— Manchester United (@ManUtd) August 30, 2021
Si një makineri perfekte parash dhe duke parë faktin se sa shumë tifozë United ka në Azi, me Kinën në krye të listës dhe jo vetëm, klubi i “Djajve të Kuq” pritet që në këto dy vite të arrijë të mbushë arkat me të paktën 1 miliard euro.
Më së shumti nga shitja e fanellave dhe çdo aksesori në emër të tij. Por, në të njëjtën kohë edhe nga kërkesa në rritje e sponsorëve të rinj për të hyrë në klub, ndërsa ata aktualët do të pranojnë që të rrisin të ardhurat që derdhnin deri në sezonin e kaluar.