MENU
klinika

Rrogat e yjeve të futbollit

Ronaldo vendos rekord page në Angli, por nuk i afrohet Messit

28.08.2021 - 13:44

Me rikthimin te Manchester United, Cristiano Ronaldo vendos një rekord sa u përket pagave në Premier League. Ylli portugez do të përfitojë një pagë të majme tek “Djajtë e Kuq”, duke fituar 570 mijë euro në javë, ose e thënë ndryshe, 25 milionë euro në vit.

Kjo shumë e bën Ronaldon automatikisht më të paguarin në Premier League, ku pas tij vjen Kevin De Bruyne me 440 mijë euro pagë në javë. Diferencë mjaft e madhe kjo e 36-vjeçarit me yllin e Cityt, por imazhi i Ronaldos dhe rëndësia e tij në sportin e futbollit janë ajo çka bën diferencën.

Por CR7 ndodhet ende shumë prapa Messit, i cili me transferimin e tij tek PSG-ja do të fitojë 1.1 milionë euro në javë, dyfishin e asaj që fiton Ronaldo.

Pas “Pleshtit”, vjen Neymar i cili fiton 660 mijë euro në javë. Shifra të frikshme këto, por në ditët e sotme futbolli është kthyer në një biznes ku luhen milionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN