Aventura e Cristiano Ronaldos me fanellën e Juventusit përfundoi pas tre sezoneve. Përmes një deklarate zyrtare, të publikuar në faqen e internetit, klubi bardhezi ka zyrtarizuar shitjen përfundimtare të kampionit portugez te Manchester United.
“Më 10 korrik 2018, dy ikona të futbollit europian dhe botëror kryqëzuan rrugët e tyre. Më 10 korrik 2018, Cristiano Ronaldo u bë lojtar i Juventusit, duke krijuar një lidhje të shkëlqyer. Sot përfundon ai kapitull. Sot rrugët e CR7 dhe Juventusit ndahen.
Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me Manchester United FC Ltd për shitjen përfundimtare të të drejtave të të lojtarit Dos Santos Aveiro Cristiano Ronaldo për 15 milionë €, të pagueshme në pesë vite financiare, shumë e cila mund të rritet gjatë kohëzgjatjes së kontratës së performancës sportive të lojtarit, për një shumë që nuk i kalon 8 milion €, nisur nga arritja e objektivave të veçanta sportive”.
Juventus says goodbye to @Cristiano.
— JuventusFC (@juventusfcen) August 31, 2021
133 paraqitje, 101 gola dhe 5 trofe. Ky është produkti i Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi. Portugezi ishte lojtari i parë në historinë e Juventusit që shënoi të paktën 100 gola në të gjitha garat në tri sezonet e tij të para me Juventusin dhe që nga ardhja e tij në Serie A, ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola: 81, të paktën 10 më shumë se ndonjë tjetër.