MENU
klinika

Gjeniu, engjëll e demon

Pushtoi botën! Mbreti i popit adhuroi… Bethovenin!

31.08.2021 - 18:12

        Gjenial, i çmendur, idhull, legjendar, përbindësh, ai ka qenë gjithçka dhe, përgjithësisht, të gjitha përnjëherësh, me jetën si një spektakël i madh, përherë më të famshëm ose më keqardhës se jeta e çdo ylli tjetër. Për të dimë gjithçka, por sërish pyesim veten dhe do të vijojmë ta pyesim për një kohë të gjatë.

Rrugëtimi i Majkëllit mund të përmblidhet me frazën e Ungjillit, kur thotë se nata nuk ekziston pa ditën, as dita pa natën./Konica.al

Pavarësisht nëse flasim për krijuesin, balerinin, këngëtarin, figurën publike, personazhin e dashur, tregtarin e muzikës, apo njeriun e spektakleve, rrekemi të gjejmë mbiemra sa më kuptimplotë, më të epërm, sa më të thellë, që të thonë gjithçka për të. Engjëll, demon, i vdekshëm, ai ka qenë gjithçka dhe më shumë se kushdo tjetër. E filloi karrierën me grupin e familjes “Jackson Five”, në 1964, në moshën pesëvjeçare, me katër vëllezërit më të mëdhenj. Amerika u dashurua me fëmijën e mrekullueshëm, duke u vendosur shpejt në krye të kësaj familje të bekuar nga Zoti. Mirëpo, njëherazi një ndëshkim i hekurt në një lloj burgu familjar, troshitur nga krizat, përplasjet, vuajtjet dhe heshtjet edhe më të tmerrshme.

Më 31 gusht 1987, u publikua “Bad”, një nga albumet më të shitur në historinë e disqeve, 40 milionë deri më sot. Muzika pop dhe muzika klasike e Majkëll Xheksonit janë dy terma, që ngjajnë krejt të papajtueshme me njëra-tjetrën. Megjithatë, a e dini se mbreti i popit ishte adhurues i hershëm i muzikës, madje disa pohojnë se ai po planifikonte të nxirrte një album të frymëzuar nga veprat klasike? Po ashtu, dëshmi të ndryshme tregojnë se në pronën e tij në Neverland, luhej vazhdimisht “Pjesë për flaut në la minor” e Johan Sebastian Bahut… /Konica.al

Në 1988, pesë muaj pas publikimit të albumit “Bad”, të prodhuar me Quincy Jones, Majkëll Xhekson do botonte biografinë “Shëtitja e hënës”, ku shkruan se sa shumë i donte veprat e kompozitorëve të mëdhenj, duke marrë si shembull “Preludin e pasdites” dhe sonatën e famshme “Drita e hënës” të Klod Debysisë, apo përrallën muzikore “Pierri dhe ujku” të Prokofievit! Adhuronte përdorimin e bakrit në veprën e Aaron Koplandit, por pjesa e parapëlqyer ishte baleti i jashtëzakonshëm “Arrëthyesi” i Çajkovskit. Miku i tenorit Luçiano Pavaroti, pëlqente të përdorte vepra nga repertori klasik në videot promovuese, apo në çeljen e koncerteve të tij. Para se të dilte në skenë, publiku mund të dëgjonte “Pasioni sipas Shën Mateut” të Bahut, pjesëza nga opera “Turando” e Xhiakomo Puçinit, “Porta e madhe e Kievit” marrë nga “Tablo të një ekspozite” dhe poemën simfonike “Një natë në malin e zhveshur” nga Modeste Moussorgsky ose debutimin e famshëm “Carmina Burana” të Carl Orff.

Përkundër çfarëdolloj gjëje që mund të imagjinojmë, Majkëll Xheksoni nuk adhuronte vetëm hitet e muzikës klasike! Një gjë të tillë na e vërtetoi në 1996 me këngën “Little Susie”, nga albumi “History”. Për të kujtuar fatin tragjik të një vajze të vogël, në fillim të këngës Majkëlli përdori një ekstrakt nga “Requiem” (1947) i Maurice Durufle. Titulli i dytë, ku Majkëll Xhekson citon shprehimisht një vepër nga repertori klasik është “Will you be there” publikuar në vitin 1991, këngë që hapet me orkestrën e Cleveland-it dhe korin…

Dikur, Majkëlli tha se, kënga “Will you be there” i ishte pëshpëritur nga vetë Zoti.

Sidoqoftë, ajo çfarë dëgjojmë në hyrje, nuk është asgjë më shumë se një ekstrakt nga “Simfonia Nr. 9” e Bethovenit, një pasazh i hapit final, që mbërrin pikërisht para të famshmes “Oda e gëzimit”… Nisur nga kjo, s’mund të imagjinojmë tjetër veç, se, Zoti i Majkëll Xheksonit, mund të quhet Ludvig van Bethoven./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lizi... një zemër rebele!

Diva mes publikut e privatësisë