MENU
klinika

"...të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”

Infektologu në Kosovë: Gjendja në spitale është rënduar shumë

01.09.2021 - 10:02

Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, është shprehur i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19.

Përmes faqes së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, fton qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.

Ai thotë se vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me pandeminë COVID-19.

“COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë për faqen e SHSKUK-së Sylejmani.

Sipas raportit të djeshëm të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht kemi janë 26 mijë e 886 raste aktive me koronavirus, kryesisht të variantit Delta, i cili po përhapet me shpejtësi të madhe.

Gjithashtu dje janë regjistruar 1 mijë e 383 rasteve të reja të infektimit dhe 26 vdekje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vendi në zgjedhje më 14 qershor..."

Albin Kurti hedh hapin e radhës!

‘Mbani maska në hapësirat publike’

Drejtori i Policisë paralajmëron gjoba për qytetarët

Lufta kundër “armikut të padukshëm”,

Gjithçka që ndodhi në Kosovë gjatë vitit të pandemisë


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat